Sport

Dinamo e pamëshirshme, fiton derbin me “poker” dhe thellon krizën e Tiranës!...

Komplikohet situata për Tiranën që mbetet në kuotën e 26 pikëve, po aq sa Skënderbeu, duke rrezikuar seriozisht rënien nga Superiorja.

2 Mars 2025, 20:45 Nga DOSJA
Dinamo e pamëshirshme, fiton derbin me “poker” dhe thellon

ELBASAN - Dinamo fiton me përmbysje 4-1 derbin e vogël të kryeqytetit edhe pse u luajt në Elbasan Arena. Skuadra e Ilir Dajës ngjitet në vendin e dytë në renditje, duke thelluar akoma më shumë krizën e Tiranës.

Bardheblutë nisin më mirë ndeshjen dhe kalojnë të parët në avantazh falë një goli të Jarmouni, që tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalties (11’). Por festa e Tiranës nuk zgjat shumë, pasi Dinamo barazon shifrat pas 3 minutash. I pafat Meta, që devijon në portën e tij një gjuajtje të Zabërgjës. Mbyllet në barazim 1-1 pjesa e parë në “Elbasan Arena”.

Dinamo kalon në avantazh me Bregun në pjesën e dytë (62’). Tirana nuk arrin të reagojë, madje shpërfytyrohet, pasi pëson edhe 2 gola të tjera brenda pak minutash. Fillimisht Loran (70’) dhe më pas Itodo Mandela (72’) shënojnë për skuadrën e Ilir Dajës.

Dinamo fiton 4-1 derbin dhe ngjitet në kuotën e 47 pikëve në vendin e dytë në renditje, duke parakaluar Vllazninë pas javës së 27-të të kampionatit.

Komplikohet situata për Tiranën që mbetet në kuotën e 26 pikëve, po aq sa Skënderbeu, duke rrezikuar seriozisht rënien nga Superiorja.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll