Sport

VIDEO/ Barça fitore me “poker” golash ndaj Sociedatit, për vendin e parë në La Liga…

Katalanasit kanë marrë një fitore 4-0 përballë Real Sociedadit

2 Mars 2025, 21:05 Nga DOSJA

VIDEO/ Barça fitore me “poker” golash ndaj Sociedatit,

SPANJE - Nuk kishte si ndodhte ndryshe. Parakalim në krye të tabelës së La Ligas për Barcelonën, e cila iu përgjigj fitores së Atleticos ndaj Bilbaos (1-0) mbrëmjen e së shtunës, me një “poker” 4-0 të ekzagjeruar ndaj Real Sociedadit. Golat u shënuan nga Martin 25’, Casado 29’, Araujo 56’ dhe Lewandowski 60’.

Duhet pranuar se në këtë sukses të katalanasve ndikoi dhe përjashtimi i Aritz Elustondo, i cili i detyroi djemtë e Imanol Alguacil të luanin numerikisht inferior për 75 minuta.

Katalanasit, që janë 3 pikë përpara Real Madridit pas nga disfatës ndaj Betisit, mbërrijnë kështu me moral të lartë në ndeshjen e Champions League kundër Benficas të mërkurën e ardhshme. Nga ana tjetër, Real Sociedad do të kërkojë të harrojë këtë humbje me një sukses në Europa League përballë Manchester United.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll