Sport

BEFASI/ Fonseca u përjashtua, pastaj shkoi kokë më kokë me arbitrin: "Kërkoj falje!"

Një qëndrim i pa kontrolluar, që mund t'i kushtojë trajnerit të Lyonit disa javë skualifikim.

2 Mars 2025, 22:04 Nga DOSJA

BEFASI/ Fonseca u përjashtua, pastaj shkoi kokë më kokë me

FRANCE - Në minutat e fundit të ndeshjes kundër Brest-it, të fituar 2-1 nga Lyon, Paulo Fonseca u përjashtua me karton të kuq për shkak të protestave.

Asgjë anormale deri më tani, por pas kartonit të kuq ish-trajneri i Milanit iu afrua kërcënues arbitrit, madje iu afrua kokë më kokë pa e goditur. Një qëndrim i mjerueshëm që mund t'i kushtojë trajnerit të Lyonit disa javë skualifikim.

Fonseca humbi gjakftohtësinë në fund të ndeshjes, ndërsa VAR po shqyrtonte nëse do të thërriste arbitrin për një penallti të mundshme në favor të kundërshtarëve (gjë që në fund nuk ndodhi).

Në fund të ndeshjes Fonseca kërkoi falje: “Dua të them vetëm se kërkoj falje për këtë gjest, nuk duhet ta bëj veç futbollit... Ndoshta (ky sport) ndonjëherë na bën të bëjmë gjeste jo korrekte”. Ai rrezikon një pezullim 7-mujor.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll