Sport

Salah tallet me Federatën Egjiptiane, poston foton e vajzës së tij

11 Janar 2020, 17:25 Nga DOSJA

Mohamed Salah nuk ka preferuar të jetë i pranishëm në mbrëmjen gala të Konfederatës Afrikane të Futbollit në Hurghada, aty ku federata e vendit të tij, Egjiptit, u shpall më e mira e kontinentit.

Sulmuesi i Liverpool-it ka nxituar për t’u bashkuar me skuadrën e tij pas ditëve pushim të Vitit të Ri, duke dhënë edhe një herë mesazhin se ndërmjet tij dhe drejtuesve të federatës egjiptiane nuk ka “armëpushim”.

Salah fillimisht mendohej se e bëri këtë veprim, meqë Lojtari Afrikan i Vitit nuk u shpall ai, por shoku i skuadrës, Sadio Mane. Kjo hipotezë u hodh menjëherë poshtë nga ai vetë, kur postoi një foto Story në faqen e tij zyrtare në Instagram.

“Dhe çmimi për federatën më të mirë shkon për…” shkruan Salah në foton ku shfaqet e bija e tij, Makka. Duket e qartë se problemet e së kaluarës vijojnë.

Sikur të mos mjaftonte tema e fotos Salah-Kadirov (presidenti i Çeçenisë), e kërkuar me forcë nga federata egjiptiane, së fundmi ai ka patur mosmarrëveshje me drejtuesit për të drejtat e imazhit.

E trishtë, sepse i gjithë populli egjiptian e admiron këtë yll të futbollit dhe pret me padurim për ta parë në ceremoni të këtij niveli. Madje, edhe kur ai vetë nuk është fitues.

M.P. / Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport federata salah story federata salah story

Sondazh

Poll