Sport

Humbje skandaloze, Bayern pëson 5 gola nga skuadra e kategorisë së dytë!

11 Janar 2020, 16:50 Nga DOSJA
Humbje skandaloze, Bayern pëson 5 gola nga skuadra e kategorisë

Bayern e ka nisur si mos më keq vitin 2020. Sot bavarezët u shpartalluan 5-2 në miqësore kundër Nurnbergut. Trajneri Hansi Flick nuk është se guxoi me formacionin, por përshtati disa lojtarë duke u bazuar te dëmtimet që ka skuadra aktualisht.

Pjesa e parë u mbyll 1-1. Rekordmenët e Bundesligës e panë veten në disavantazh pas golit të Frey, por Davies barazoi shpejt pas asistit të gjermanit Muller.

Problemi i Bayern-it qe pjesa e dytë, kur Flick zëvendësoi thuajse gjithë ekipin dhe aktivizoi shqiptarin Dajaku.

Vendasit shënuan katër gola në 45 minuta në portën e kampionëve të Bundesligës dhe kjo është skandaloze, sepse po flasim për një skuadër po lufton për mbijetesë në kategorinë e dytë.

M.P. / Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport bayern miqesore turp bayern miqesore turp

Sondazh

Poll