Sport

(FOTO) Yonghong Li rikthehet në skenë dhe sulmon presidencën e Milanit. “A e dini se paga juaj vjen nga paratë e mia?”

10 Janar 2020, 20:32 Nga DOSJA
(FOTO) Yonghong Li rikthehet në skenë dhe sulmon presidencën

TIRANË-

, ish-presidenti i Milanit rikthehet në skenë dhe ngre zërin.Në fakt, nga profili i tij në Twitter vijnë fjalë të ashpra kundër fondit dhe Elliott dhe drejtorit të klubit Ivan Gazidid.

“Gazidis thotë se Elliott e shpëtoi Milanin nga falimentimi? Është një lajm i rremë – thuhet në profilin e biznesmenit kinez – Paratë në llogarinë e Milanit u bllokuan nga Elliott dhe ne nuk mund t’i përdornim. Pasi u larguam nga klubi, kishte ende shumë para që do t’i investonim.

 

Gazidis, a e di ti se rroga juaj vjen nga paratë e mia?”, u shpreh Jonghong Li. Reagimi i ish-presidentit të Milanit erdhi në kohën kur Gazidis kishte akuzuar se borxhet e lëna nga kinezi e nxorri skuadrën nga Kupat europiane.

(E.Ç. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport drejtuesit e milanit yonghong li drejtuesit e milanit yonghong li

Sondazh

Poll