Sport

Milani fiton në transfertë, vjen goli i parë nga legjendari Ibrahimovic

11 Janar 2020, 15:54 Nga DOSJA
Milani fiton në transfertë, vjen goli i parë nga legjendari

Milani më në fund ka gëzuar tifozët kuqezi me një ndeshje të bukur dhe fitore kundër Cagliarit.

“Djalli” sot fitoi 2-0 në transfertë dhe e shijoi në maksimum këtë takim, sidomos sepse shënoi Zlatan Ibrahimovic, legjenda në fundin e karrierës, i porsarikthyer në Milano.

Të besuarit e trajnerit Pioli nuk e zhbllokuan dot takimin në pjesën e parë, por gjërat ndryshuan 45 minutat e dyta, kur sulmuan edhe më shumë. Milanit i mjaftoi 40 sekonda lojë nga fraksioni i dytë për të gjetur golin e parë. Castillejo dha një pasim fantastik për Leaon, i cili shënoi pas një kontrolli fantastik të sferës.

Goli nga Ibrahimovic u shënua në të 64′. Suedezi mori një asist  Theo Hernandez në hyrje të zonës dhe bëri atë që di të bëjë më mirë, golin!

Shijoni spektaklin e “bomberit” suedez në këtë video.

 

#Ibrahimovic SCORES his first goal since his return to #ACMilan #CAGMIL pic.twitter.com/cC4y5zecEA

— RainingGoals (@RainingGoals) January 11, 2020

M.P. / Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport cagliari ibra milan cagliari ibra milan

Sondazh

Poll