Sport

Ofendime raciste ndaj Sterling, dy tifozët nuk do shkelin më në stadium për pesë vjet

11 Janar 2020, 14:52 Nga DOSJA
Ofendime raciste ndaj Sterling, dy tifozët nuk do shkelin më në

Dy tifozë të Manchester City-t janë dënuar për të mos shkelur në stadium për pesë vjet, pasi ofenduan me kore raciste futbollistin Raheem Sterling. Ian Baldry, 58 vjeç, u deklarua fajtor për përdorimin e gjuhës raciste pasi Sterling shënoi në një ndeshje në Premier League kundër Bournemouth në dhjetor të vitit 2018.

Baldry, nga Bradford, i tha Gjykatës së Magjistraturës në Mançester se ai ishte entuzismuar dhe ishte penduar që përdori atë gjuhë.Miku i tij James McConnell, 57 vjeç, gjithashtu pranoi fajin për ofendimim jo vetëm të Sterling por edhe të Bournemouth Tyrone Mings.

McConnell u përshkrua si abuziv dhe i dehur përgjatë pjesës së parë dhe rregullisht fyente lojtarët duke përdorur gjuhën e urrejtjes tha Policia e Mançesterit. Për dy tifozët përveç përjashtimit nga stadiumi, i është urdhëruar të kryejë 200 orë shërbime sociale e pagesën e shpenzimeve gjyqësore (rreth 200 euro).

(E.Ç/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport ndëshkohen dy tifozë ofendime raciste ndaj sterling ndëshkohen dy tifozë ofendime raciste ndaj sterling

Sondazh

Poll