Sport

Nuk ka më durim! Barcelona rikthen legjendën e klubit për të drejtuar ekipin!

10 Janar 2020, 21:46 Nga DOSJA
Nuk ka më durim! Barcelona rikthen legjendën e klubit për të

Barcelona e ka ndarë mendjen: Ernesto Valverde do të largohet në fund të sezonit. Drejtuesit nuk duan të nxitohen, por kanë nisur punën për të gjetur njeriun e duhur për stolin.

Radio katalanase Rac1 raporton se ata kanë fluturuar drejt Katarit për të biseduar me ish-mesfushorin e Barcelonës, Xavi Hernandez, i cili aktualisht punon si trajner i Al Sadd. Klubi arab ka reaguar me anë të një komunikate, ku ka theksuar se Xavi nuk largohet pa dëshirën e klubit.

“Mundësia që Xavi të kalojë te Barcelona është normale, sepse ka qenë ish-klubi i tij, por për momentin është trajneri ynë dhe është i përqendruar te ndeshja e nesërme (kundër Al Rayyan). Çdo negociatë duhet të kalojë më parë në zyrat tona”, shkruan Al Sadd.

M.P. / Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport barcelona merkato xavi barcelona merkato xavi

Sondazh

Poll