Sport

VIDEO/ Foto Strakosha si “Spider-Man”, i biri bëri tifo nga Roma

11 Janar 2020, 11:21 Nga DOSJA
VIDEO/ Foto Strakosha si “Spider-Man”, i biri bëri tifo nga

Foto Strakosha u rikthye edhe një herë të vesh dorezat e portierit dhe të ndjejë atmosferën e stadiumit, impiant në fakt ku ai prej vitesh dha një kontribut të madh duke përfaqësuar denjësisht fanelën e kombëtares.

Ish-portieri pësoi një gol në stilin “panenka” nga italiani Espozito, ndërsa në fundin e ndeshjes Foto Strakosha me shaka u shpreh: “Do më shaj Thomasi tani”. Megjithatë, i biri, Thomasi nuk është shprehur aspak kritik për të atin por ka admiruar lojën e tij.

Në rrjete sociale portieri i Lazios e quan të atin një “Spider-Man” 54 vjeçar që di të dhurojë spektakël në çdo kohë. Aq më tepër që me disa pritje të Foto Strakoshës, kanë mbetur të habitur edhe lojtarët grek që po stërviteshin nga krahu i zonës së tij.

(e.c/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport foto strakosha lazio spider man foto strakosha lazio spider man

Sondazh

Poll