Sport

Armik me Atleticon? Mos guxoni t’ia përmendni më këtë fjalë Ramosit!

11 Janar 2020, 16:10 Nga DOSJA
Armik me Atleticon? Mos guxoni t’ia përmendni më këtë

Sergio Ramos ka 20 trofe mbi supe dhe nesër mezi po pret të fitojë edhe një tjetër, atë të Superkupës së Spanjës. Në finale Real Madrid do të luajë me Atletico Madrid-in dhe ky do të jetë një derbi madrilen që nuk mund të injorohet nga futbolldashësit.

I pyetur nga gazetarët nëse bardhekuqtë i sheh si armiq, Ramos u acarua tejmase dhe foli ashpër. Sipas tij, në sport nuk ka miq, por vetëm rivalë sportivë.

“Këtë nuk e pranoj. Nuk e shoh Atleticon si klub armik. Kjo është fjalë e shëmtuar. Në profesionalizëm ka rivalitet. E theksoj se nuk e shoh Atleticon si armik. Nuk diskutohet se derbi ta shton dëshirën dhe entuziazmin për të fituar”, ka deklaruar spanjolli.

M.P. / Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport atlético ramos real madrid atlético ramos real madrid

Sondazh

Poll