Sport

Dështim te Kukësi, sulmuesi i huazuar nga Osijeku kalon në Superligën e Kosovës

11 Janar 2020, 16:36 Nga DOSJA
Dështim te Kukësi, sulmuesi i huazuar nga Osijeku kalon në

Sulmuesi Mirlind Daku i ka dhënë fund aventurës pa sukses me Kukësin. 19-vjeçari ka talent, por me verilindorët nuk ka funksionuar.

Ai u huazua nga Osijek te Kukësi, por pas 6 muajsh sulmuesi i Kosovës U-21 ka vendosur të provojë veten te Ballkani në kampionatin e Kosovës. Ky është lajm zyrtar tashmë. Aventura e tij në kampionatin shqiptar nuk ka patur sukses, por te Ballkani ka plot lojtarë që janë rikthyer në ritmin e tyre të mëparshëm.

Njoftimi i klubit:

“Mirë se vjen Mirlind Daku. Futbollisti më i ri FC Ballkani është sulmuesi shtatlartë Mirlind Daku, i cili vjen në formë huazimi nga klubi mik NK Osjek – Kroaci.

Mirlindi është anëtarë i rregullt i kombëtares U-21 të përfaqësueses së Kosovës, i cili më parë ka mbrojtur ngjyrat e klubeve të Superligës duke qenë protagonist në KF Hajvalia, KF Llapi dhe në ligën superiore të Shqipërisë tek KF Kukësi. Na priftë e mbara!”

M.P. / Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport daku kukesi superliga daku kukesi superliga

Sondazh

Poll