Sport

Finalja e legjendave, Italia fiton trofeun e solidaritetit në “Air Albania Stadium”

10 Janar 2020, 19:47 Nga DOSJA
Finalja e legjendave, Italia fiton trofeun e solidaritetit në “Air

TIRANË- Italia ngre trofeun e Solidaritetit në “Air Albania Stadium”. Në turneun e zhvilluar sot nga Sindikata e Futbollistëve Shqiptarë dhe FSHF-ja, skuadra axurre u shpall fituese duke mposhtur në finale Greqinë.

E drejtuar nga Gianni De Biasi (vetëm sonte, për respekt që na kualifikoi në Euro 2016), legjendat e kombëtares italiane fituan falë një autogoli të Ilia Kotsios. Në ndeshjen paraardhëse, e vlefshme si gjysmëfinale, Italia fitoi ndaj kombëtares kuqezi me penallti (koha e rregullt u mbyll 1-1).

Greqia e yjeve të vitit 2004 dhe jo vetëm mposhti në gjysmëfinale Turqinë me penalltinë e kthyer në gol nga Karagounis. Fillimisht në stadium nuk ishin shumë të pranishëm, por me kalimin e minutave u panë rreth 6 mijë vetë.

Në ‘Air Albania’ është luajtur sot turneu i bamirësisë, ku të ardhurat kanë shkuar për tërmetin e 26 nëntorit. Italia ka mundur të dalë fituese, duke fituar kundër Shqipërisë dhe Greqisë. Në fushë ishin disa nga lojtarët më të mirë të viteve të fundit të Shqipërisë, Italisë, Greqisë dhe Turqisë.

M.P. / Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport greqia italia ndeshja e legjendave turneu i bamiresise greqia italia ndeshja e legjendave turneu i bamiresise

Sondazh

Poll