Sport

Milani nuk humb kohë, huazon një lojtar klasi për 6 muaj

10 Janar 2020, 19:41 Nga DOSJA
Milani nuk humb kohë, huazon një lojtar klasi për 6 muaj

Kur trajneri Pioli e sheh urgjente një blerje, Milani ia plotëson dëshirën. Sigurisht, kur kostot nuk janë të larta. Transferimi i fundit i “Djallit” do të jetë Simon Kjaer, i cili do të luajë deri në qershor në Milano.

Aventura e mbrojtësit danez me Atalantën nuk ishte ajo që pritej. Ai ka luajtur vetëm 6 ndeshje këtë sezon. 30-vjeçari është gati për ndryshime. Kartonin e tij e ka Sevilla, kështu që Milani fillimisht do e huazojë deri në fund të sezonit dhe më pas mund edhe ta blejë përfundimisht.

Klubi andaluzian ka dhënë miratimin për transferimin e Kjaer. Ai është një lojtar me përvojë dhe pritet të ketë impakt të menjëhershëm te Milani.

M.P. / Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport kjaer merkato roma kjaer merkato roma

Sondazh

Poll