Sport

Kukësi e nis vitin 2020 me barazim, Abazaj shënon super gol

10 Janar 2020, 17:17 Nga DOSJA
Kukësi e nis vitin 2020 me barazim, Abazaj shënon super gol

Kukësi sot e nisi me barazim fazën përgatitore në Turqi, aty ku do luajë disa miqësore. Skuadra verilindore e mbylli 1-1 ndeshjen me Yeni Matayaspor-in me një gol fantastik të Abazajt.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura dhe duhet theksuar se Kukësi ishte më agresiv në fushë dhe e kërkoi disa herë golin. Pjesa e dytë pati më shumë raste dhe fillimisht më efikasë u treguan rivalët e ekipit shqiptar, të cilët shënuan me Umut Bulut-in.

36-vjeçari mori një krosim brenda zonës në të 56′ e pati të lehtë të shënonte. Verilindorët e gjetën shpejt forcën dhe reaguan në të 83′. Abazaj bëri një sprint fantastik dhe barazoi për Kukësin. Përgjithësisht kjo ishte një ndeshje e mirë e kuksianëve.

M.P. / Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport kukesi miqesore turqi kukesi miqesore turqi

Sondazh

Poll