Sport

Turneu i bamirësisë: Karagunis shënon me penallti, Greqia në finale me Italinë

10 Janar 2020, 18:50 Nga DOSJA
Turneu i bamirësisë: Karagunis shënon me penallti, Greqia në

TIRANË- Ndeshja e dytë e turneut të bamirësisë në “Air Albania” ishte Turqi-Greqi. Këtë takim e fituan grekët, të cilët arritën të bënin një ndeshje të bukur, edhe pse po flasim për ish-futbollistë të cilët e kanë njëfarë moshe.

Helenët treguan një forcë të mahnitshme fizike dhe fituan 1-0 me gol të kapitenit Karagunis. Ky i fundit shënoi me 11-metërsh.

Interesant është fakti se Turqia sot kishte dy futbollistë me numrin 99. Grekët kishin 5 lojtarë në stol, ndryshe nga turqit, të cilët duket se nuk ishin organizuar mirë, sepse nuk kishin asnjë zëvendësues.

Në ‘Air Albania’ është luajtur sot turneu i bamirësisë, ku të ardhurat kanë shkuar për tërmetin e 26 nëntorit. Italia ka mundur të dalë fituese, duke fituar kundër Shqipërisë dhe Greqisë. Në fushë ishin disa nga lojtarët më të mirë të viteve të fundit të Shqipërisë, Italisë, Greqisë dhe Turqisë.

M.P. / Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport futboll greqi ndeshja e legjendave turneu i bamiresise turqi futboll greqi ndeshja e legjendave turneu i bamiresise turqi

Sondazh

Poll