Sport

Miqësoret e Solidaritetit, tifozët zhgënjejnë me mospjesëmarrjen e tyre

10 Janar 2020, 16:58 Nga DOSJA
Miqësoret e Solidaritetit, tifozët zhgënjejnë me

TIRANË- Futbolldashësit shqiptarë kanë zhgënjyer me mospjesëmarrjen e tyre në tri miqësoret e solidaritetit, që do të luhen sonte në “Air Albania”. Ata nuk i janë përgjigjur thirrjes së Sindikatës së Futbollistëve Profesionistë Shqiptarë dhe FSHF-së, sepse shkallët e stadiumit sot janë bosh, kur ndeshjet edhe pak do fillojnë.

Të gjitha të ardhurat e kësaj ngjarjeje të rrallë do të shkojnë për familjet e prekura nga tërmenti i 26 nëntorit 2020. Një gjë e tillë nuk ka depërtuar në zemrat e shqiptarëve dhe kjo duket me numrin e pakët të tyre në stadium.

Legjendat e Italisë, Greqisë dhe Turqisë nuk i kanë nxitur tifozët për të blerë bileta, edhe pse thirrje ka patur shumë, sidomos në rrjetet sociale. Duket se të ardhurat do të jenë shumë të pakta dhe i gjithë ky marketing nuk ka patur thuajse aspak efikasitet.

Në ‘Air Albania’ është luajtur sot turneu i bamirësisë, ku të ardhurat kanë shkuar për tërmetin e 26 nëntorit. Italia ka mundur të dalë fituese, duke fituar kundër Shqipërisë dhe Greqisë. Në fushë ishin disa nga lojtarët më të mirë të viteve të fundit të Shqipërisë, Italisë, Greqisë dhe Turqisë.

(M.P. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport air albania ndeshja e legjendave solidaritet stadium turneu i bamiresise air albania ndeshja e legjendave solidaritet stadium turneu i bamiresise

Sondazh

Poll