Sport

Komiteti Olimpik degradon, Presidenti me polici në zyrë!

10 Janar 2020, 19:27 Nga DOSJA
Komiteti Olimpik degradon, Presidenti me polici në zyrë!

Vazhdon të degradohet akoma më shumë situata në KOKSH. Të dyja palët, Presidenti Bezhani dhe komiteti që mbështet sekretarin Bello, do të organizojnë asambletë paralele. Shteti nuk ka mbajtur deri tani asnjë qëndrim zyrtar. Të mërkurën në mbrëmje presidenti me policinë shkoi në zyrat e KOKSH, por deri në mesnatë porta ka qenë e mbyllur me administratën brenda.

Vazhdon një gallatë e madhe në Komitetin olimpik. Të dy palët kanë ngritur heshtat, por tashmë kanë dalë nga llogoret. Mbrëmja e së mërkurës ka qenë tepër kritike, kur presidenti i pezulluar nga kryesia e shkarkuar, Bezhani, së bashku me Policinë kanë shkuar të hyjnë me forcë në ambientet e zyrave të KOKSH.

Administrata ka mbyllur derën nga brenda dderi në 11 të natës, kur më pas ata janë larguar. Sekretari ka mundur të ikë në shtëpi, por ka lënë gjithë natën rojë një nëpunës.

Ndërkaq, pritet që në fund të janarit dhe në fillim të shkurtit të zhvillohen dy asamble të jashtëzakonshme, njëra nga presidenti i pezulluar Bezhani dhe tjetra nga komiteti i shkarkuar nga Bezhani i pezulluar.

Bezhani do të bëjë Asamblenë e tij, shkruan Abc, të cilën ka deklaruar se do të jetë një Asamble Statuore, ndërsa pjesa tjetër do të zhvillojë Asamblenë e Jashtëzakonshme për të cilat ka mbledhur tashmë mbi 2/3 e firmave dhe ku me të gjitha gjasat do të kalojë në mocion besimi dhe rrjedhimisht shkarkimi, vetë Bezhani.

Dilema është se cilën nga këto dy asamble do të njohë shteti Shqiptar.

M.P. /R.G/ Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport bezhani degradim olimpizmi bezhani degradim olimpizmi

Sondazh

Poll