Politike

Djegia e mandateve/ Zguri: Proceset politike në vend nuk varen nga KQZ-ja, ne zbatojmë ligjin

12 Mars 2019, 09:52 Nga DOSJA
Djegia e mandateve/ Zguri: Proceset politike në vend nuk varen nga KQZ-ja,

Tiranë- Kreu i KQZ-së Klemend Zguri në tryezën teknike me Prokurorinë e Përgjithshmen dhe ambasadorin e OSBE-së në vendin tonë, është shprehur për çështjen e djegies së mandatave nga ana e opozitës se proceset politike nuk në vend nuk varen as nga KQZ dhe as nga Prokuroria e Përgjithshme

“Proceset politike në vend nuk varen as nga KQZ dhe as nga Prokuroria e Përgjithshme.
Por zbatimi i ligjit është detyrë e jona dhe duhet të ushtrohet pa kompromis.
Ne duhet të qëndrojmë publikisht në mbrojtje dhe në zbatim të ligjit, pa tolerancë, pa pazare dhe pa kompromis.”, u shpreh Zguri. 

Pak javë më parë opozita vendosi të djegë mandatet e deputetëve. KQZ menjëherë ka nisur nga puna për të potësuar vendet vakante të deputetë duke iu refetuar listave të partive. Deri më tani 10 kandidatë kanë pranuar mandatin e deputetit. (lexo këtu)

Fjala e plotë e Zgurit: 

I nderuar kryetar i Prezencës së OSBE-së, Ambasadori Borchard,
E repektuar znj. Marku, Prokurore e Përgjithshme,
Të dashur pjesëmarrës.
Nësë marrim në retrospektive nismat politike gjurmëlënëse të dekadës së fundit dhe i çmojme ato me kriterin e suksesit, padyshim nisma për dekriminalizimin e politikës dhe të funksioneve publike, zë vendin e parë.
Dekriminalizimi është sot një proces që ka produkt. Produkt i tij nuk janë thjesht karrierat politike apo administrative të ndërprera në mes, apo ato të mbetura në tentativë.
Produkti i dekriminalizimit matet me vetedijen ekstremisht të lartë të shoqërisë për politikën e pastër, me sensibilitetin e thellë ndaj fenomenit të kapjes, me vigjilencen shembullore të opinionit publik dhe intolerancën ndaj ofertës së kalbur dhe korruptive politike.
Për shkak të zbatimit të ligjit të dekriminalizimit, tendenca e krimit për të pushtuar politikën dhe bashkëjetesa politike me kontigjentin kriminal duket se po shkon drejt fundit.
Ndaj, ne sot duhet të jemi të kënaqur se ligji po vepron. Për të arritur deri këtu, rruga nuk ka qenë e lehtë. Presioni ka qenë i madh, tentativat për t‘iu fshehur ligjit dhe për të anashkaluar veprimin e tij, të shumëllojshme.
Jo gjithmonë institucionet kanë folur me të njëjtën gjuhë, jo gjithmonë standardi i matjes dhe i vlerësimit ka qenë i njëjtë. Unë besoj se veshtirësitë në implementim nuk kanë qenë për shkak të vullneteve të kundërta apo kontradiktore, por më shumë për shkak se dekriminalizimi si proces ligjor, kishte nevojë për kolaudim. Institucionet kishin nevojë të ushtroheshin me investigimin e rasteve, kishin nevojë të njëhsonin vlerësimet, të unifikonin praktikat.

Sot rruga duket se është shtruar dhe institucionet flasin me një gjuhë. Shenjë e këtij realiteti është memorandumi i sotëm. Ai është shembull përkushtimi dhe serioziteti. Ai flet për vendosmërinë e dy institucioneve kryesore, të Prokurorisë së Përgjithshme dhe të KQZ-së, të përfshira në fushatën për pastrimin e politikës.

Proceset politike në vend nuk varen as nga KQZ dhe as nga Prokuroria e Përgjithshme. Por zbatimi i ligjit është detyrë e jona dhe duhet të ushtrohet pa kompromis. Ne duhet të qëndrojmë publikisht në mbrojtje dhe në zbatim të ligjit, pa tolerancë, pa pazare dhe pa kompromis.
Në zbatimin e ligjit të dekriminalizimit ne e kemi treguar këtë vullnet dhe rezultatet sot janë evidente. Por ne nuk duhet të ndalojmë, të vetkënaqemi apo të pretendojmë se beteja mbaroi. Dekriminalizimi nuk është fushatë, nuk lejon pushim.
Dekriminalizimi është katarsis për politikën dhe për shoqërinë.
Ai mbaron jo kur mbaron një legjislaturë dhe fillon një tjetër. Ai mbaron kur mbaron një epokë dhe themelohet një tjetër. Në këtë kuptim, është krenari të jesh pjesë e kësaj beteje, me bashkëluftetarë dhe aleatë kaq të rëndësishëm si Prokuroria e Përgjithshme dhe OSBE. Kenaqësi që jemi pjesë e të njëjtit front! Sukese në punën dhe përpjekjet e përbashkëta!

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arta marku djegia e mandateve te opozites klemend zguri kqz arta marku djegia e mandateve te opozites klemend zguri kqz

Sondazh

Poll