Politike

Shembja e banesës te “Petro Nini”/Spiropali: Policët nuk bënë asgjë përveçse shtuan ankthin

12 Mars 2019, 07:52 Nga DOSJA
Shembja e banesës te “Petro Nini”/Spiropali: Policët nuk

Tiranë- Ministrja për Shtetin në Marrdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali ka deklarua së fundmi në një video në Facebook  për çështjen e banesës te “Petro Nini” (lexo këtu)  se grupi i policëve s’bënte asgjë përveçse shtonte ankthin e skenës.

Edhe unë u indinjova, u revoltova duke ndjekur ato skena. Sikur të mos mjaftonin lajmet e rreme nga terreni që i visheshin pamjeve, që nga IKMT që do prishte shtëpine e deri tek pallati që do ndërtohej mbi trupat e familjarëve, ishte edhe tërë ai grup policësh që s’bente asgjë përveçse shtonte ankthin e skenës. Duke përfituar nga mundësia që më jep detyra, fillova të mbledh informacion mbi atë vendngjarje dhe sa më shumë mësoja rreth të vërtetes, aq më shumë tromaksesha ngë gënjeshtrat që vijonin t’u jepeshin live teleshikuesve e portalqëmtuesve.

Ajo më tej i doli në mbrojtje ministrit të Brendshëm Sandër Lleshajt dhe u shpreh se ky i  fundit kritikoi policinë për mënyrën se si u qas në atë situatë ku  sipas saj as ndërhyri, as u largua.

Ministri i brendshëm, duke treguar edhe njëherë integritetin e tij të lartë qytetar e profesional, kritikoi policinë për menyren se si u qas në atë situate ku as ndërhyri, as u largua, po thjesht qëndroi aty amorfe, pa mundur t’i shpëtoi shigjetimit nga të katër anët. Unë vete s’di të them se sa të drejte ka pasur gjykata në atë vendim të formës së prere që ka dhënë, por edhe pse jam e prirur të mos besoj në vendimet e drejtësisë së vjetër të pavetuar.

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike elisa spiropali policia e shtetit sander lleshi shembja e banesës te "petro nini" elisa spiropali policia e shtetit sander lleshi shembja e banesës te "petro nini"

Sondazh

Poll