Politike

Zgjedhjet e 30 qershorit, zbulohet emri i PS për Bashkinë Gjirokastër

11 Mars 2019, 21:51 Nga DOSJA
Zgjedhjet e 30 qershorit, zbulohet emri i PS për Bashkinë

GJIROKASTËR- Partia Socilaiste javën e ardhshme në Kongres do të prezantoj listën e plotë të kandidatëve të saj për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Por edhe pse nuk janë konfirmuar të gjithë emrat, disa prej tyre duket se janë më favoritët. Kështu për Bashkinë Gjirokastër përflitet si kandidat zytar i PS, Flamur Golemi.

Lajmi bëhet i ditur nga Kronika Gjirokastër në Facebook, e cila shkruan: Flamur Golemi – kandidat per Bashkine Gjirokaster. Socialitet e Gjirokastres kane tani kandidatin per Kryetar Bashkie z Flamur Golemi. F. Golemi eshte nje nga personalitetet me te spikatura te viteve te fundit. Aktivitetit te tij politik i shtohet humanizmi dhe profesionalizmi si mjek, njeri e qytetar. Kronika Gjirokaster i uron suksese kandidatit Flamur Golemi.

Deri në 30 qershor Bashkia Gjirokastër, do drejtohet nga Zamira Rami e LSI-s, e cila ësthë zgjehdur në këtë detyrë në vitin 2015 si kandidaturë e koalicionit PS-LSI.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bashkia gjirokaster flamur golemi zgjedhjet e 30 qershorit zgjedhjet lokale bashkia gjirokaster flamur golemi zgjedhjet e 30 qershorit zgjedhjet lokale

Sondazh

Poll