Politike

Ish-ambasadori Nesho: Rama ka fuqi të bëhet dhe mbret. Laert Vasili: Pse mos të bëhet?

12 Mars 2019, 08:21 Nga DOSJA
Ish-ambasadori Nesho: Rama ka fuqi të bëhet dhe mbret. Laert Vasili:

TIRANË- Diplomati i njohur Agim Nesho i ftuar në “360 Gradë” në Ora Neës, tha se Rama me gjithë këtë pushtet që ka mbledhur mund ta shpallë veten mbret.

Në studio së bashku me Neshon, ishin të ftuar dhe avokati Genc Gjokutaj, gazetari Bledian Koka dhe aktori Laert Vasili, të cilët u përfshinë në këtë diskutim.

Mes të ftuarve të tjerë pati kundërshrtime, por ai që përkrahu idenë se Rama mund të bëhet dhe mbret ishte, aktori Laert Vasili. Vasili tha se kur ja lejuam Zogut që tëe bëhej mbret, pse mos të bëhet dhe Rama sot.

PJESË NGA DEBATI

Nesho: Ai me këtë fuqi që ka mbledhur mund ta shpalli veten nesër edhe mbret të Shqipërisë. Ky është abuzim me pushtetin.

Gjokutaj: E çfarë lloji është kjo fuqi, ambasador?

Koka: Ku e gjeti këtë fuqi, nga e mblodhi?

Nesho: Jo kjo është një abuzim.

Gjokutaj: Këtu është i gjithë problemi.

Nesho: Është një abuzim me pushtetin.

Gjokutaj: Nga e mblodhi fuqinë.

Vasili: Pse të mos e lejojmë këtë, a ja lejuam një xhandar që erdhi nga Mati?!

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike agim nesho edi rama edi rama mbret fuqia e rames laert vasili agim nesho edi rama edi rama mbret fuqia e rames laert vasili

Sondazh

Poll