Politike

Lirohen nga burgu 4 protestuesit. Kreu i PD-së Fier përplaset me policinë: Pse s’më lejoni të futem? (VD)

12 Mars 2019, 09:06 Nga DOSJA
Lirohen nga burgu 4 protestuesit. Kreu i PD-së Fier përplaset me

Fier- Ditën e sotme Gjykata e Fierit vendosi të lirojë nga burgu 4 protestuesit e arrestar pak ditë më parë në protestën kundra qeverisë Rama.  Për Behar Xhelon, Besnik Jaupajn,  Gëzim Ballën dhe Hysen Hoxhën, gjykata vendosi masën e sigurimit personal ‘detyrim paraqitje’.

Gjatë momentin që po zhvillohej seanca gjyqësore kryetari i PD Fier, Luan Baçi është ndaluar nga policia për të shkuar brenda. Baçi u përplas me policinë dhe kërkoi aryse pse nuk u lejua. 

DEBATI: 

Baçi: Dua të kaloj ju lutem shumë. Jam qytetar, banor i kësaj bashkie dua të shkoj, të vete te avokati. Dua të kaloj dhe do kaloj. Vajta edhe andej dhe nuk më lanë. 

Policia: Fol në tel me një nga drejtuesit tonë. Jemi urdhëruar nga ata. 

Baçi (flet në tel): Ore ju çfarë po flisni, më jepni një arsye pse nuk duhet të kaloj? Ky vendim është për të gjithë. Unë nuk e di se çfarë kuptimi ka, se kuptoj dot, sinqerisht nuk e kuptoj dot. 

Disa ditë më parë kryeministri Edi Rama u prit me protesta në qytetin e Fierit  Qytetarë të mbështetur nga PD dhe LSI dolën para me pankartat “Rama ik”. Protestuesit dogjën goma dhe patën edhe përplasje me policinë. (lexo këtu)

J.V/Dosja.al

 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike luan baci policia bllokon jyrjen e gjykatës protesta fier kundër ramës seanca gjyqore ndaj 4 të arrestuarve luan baci policia bllokon jyrjen e gjykatës protesta fier kundër ramës seanca gjyqore ndaj 4 të arrestuarve

Sondazh

Poll