Politike

“Parlamenti i jep oksigjen demokracisë”, Taulant Balla: Fjalët e Rudina Hajdarit janë inspiruese

12 Mars 2019, 08:09 Nga DOSJA
“Parlamenti i jep oksigjen demokracisë”, Taulant Balla:

Tiranë- Rudina Hajdari deputetja e Partisë Demokratike, në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, për vendimin e saj se nuk do të dorëzojë mandatin e deputetit, u shpreh se  qëndrimi në Kuvend i jep oksigjen demokracisë. Sipas saj kjo është arsyeja që ka vendosur të mbajë mbi shpatulla  përgjegjësinë e madhe për të qenë deputete. (lexo këtu)

Për këtë vendim të Hajdarit kreu i Grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla në “Abc news”u shpreh se fjalët e Hajdarit janë inspiruese. 

Unë nuk kam asnjë dyshim se gjithçka tha znj. Hajdari ekzistojnë. Jemi në një situatë ku të gjithë e kuptojmë se ka filluar një proces zëvendësimi i mandateve të opozitës. Me deputetët e rinj të opozitës në Kuvend të mërkurën bëhen 9 apo 10 deputetë të opozitë dhe jo një grup por mund të këtë dy grupe të deputetëve të opozitës në Kuvend dhe besoj se do kemi një dialog me ta. Janë të shumta ata që do të dalin përtej interesave të momentit të lidershipit të PD dhe LSI. Fjalët e zonjës Hajdari janë inspiruese.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve te opozites rudina hajdari taluant balla djegia e mandateve te opozites rudina hajdari taluant balla

Sondazh

Poll