Politike

Pas Dades, edhe Kodheli ‘zë’ kritik në PS: Qeveria ka përgjegjësitë e veta për ngërçin politik

11 Mars 2019, 21:20 Nga DOSJA
Pas Dades, edhe Kodheli ‘zë’ kritik në PS: Qeveria ka

TIRANË- Deputetja e Partisë Socialiste, Mimi Kodheli e ftuar në “Ora News” u shpreh se opozita ka krijuar një krizë që nuk është e qytetarëve në një moment kyç për vendin siç është hapja e negociatave. 

Sipas Kodhelit, edhe qeveria ka përgjegjësitë e veta pasi ka qënë retorika politike ajo që e ka sjellë vendin në këtë derexhe.

Qeveria duhet të ndjejë përgjegjësi për të gjitha situatat e krijuara në vend, problemi është që qeveria nuk është aktori dhe faktori i vetëm i jetës politike, ndaj në një demokraci funksionale duhet që të dyja anët e ekuilibrit politik të funksionojnë në mënyrë që gjërat të shkojnë më mirë se ç’duhet. Patjetër që qeveria ndjen dhe ka përgjegjësitë e veta. Mua më vjen shumë keq që retorika politike e ka sjellë vendin në këtë derexhe. Në të gjitha momentet e rëndësishme, kush ka ditur të tregohet burrë apo grua shteti apo forcë politike serioze e ka demonstruar këtë përtej gjithë retorikës politike dhe vështirësive që ka pasur në atë moment politika. Të krijohet ideja sikur ka një acarim social që nuk është e votuesve por e politikës në momente kyçe siç është hapja e negociatave,”-shprehet Kodheli. 

Qëndrimi i ashpër i Kodhelit ndaj qeverisë nuk është i pari nga PS. Më herët ishte deputetja Arta Dade ajo që shprehur rezervat e saj ndaj kreut të partisë ku ajo bën pjesë dhe njëherazi kryeministrit Edi Rama. Ajo tha se Rama duhet të ishte larguar që mos të ishte kjo situatë politikë në vend. Ndërkohë Rama nga një studio televizive iu përgjigj me puthje nga ekrani. (Lexo këtu)

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arta dade edi rama mimi kodheli ps arta dade edi rama mimi kodheli ps

Sondazh

Poll

Politike 11 Mars 2019, 18:43

TIRANË– Deputeti i  përjashtuar i PD-së, Myslim Murrizi me anë të një statusi në Facebook ka falenderuar të gjithë miqtë dhe ka treguar përbuzje për “armiq...