Politike

Kryetarja e KLP-së: Kur drejtësia flet duhet të tërhiqemi, s'mund të komentojmë çdo gjë që vendos prokuroria

Në fjalën e saj në tryezën e organizuar nga Qendra për Studim dhe Demokraci, Bogdani ka deklaruar se palët politike duhet të tërhiqen kur drejtësia flet. 

26 Shkurt 2025, 12:35 Nga I.A
Kryetarja e KLP-së: Kur drejtësia flet duhet të
Mirela Bogdani

TIRANË- Kryetarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë Mirela Bogdani ka deklaruar se masat e sigurisë nuk kërkohen vetëm nga Prokuroria por jepen dhe nga Gjykata. Në fjalën e saj në tryezën e organizuar nga Qendra për Studim dhe Demokraci, Bogdani ka deklaruar se palët politike duhet të tërhiqen kur drejtësia flet. 

"Kini parasysh nuk është vetëm prokuroria që kërkon masat. Vendosen në nivel gjykata dhe ka të tjera nivele që unë përmenda. Nëse prokuroria ka gabuar apo jo është gjykata është ajo që e konfirmon. Është një situatë e re në të cilën vendi ynë është vendosur. Mendoj duhet t’u lëmë kohën dhe të tërhiqemi kur drejtësia flet. Fakti që ne komentojmë cdo gjë që vendos prokuroria. Duhet të japim kohën e duhur për të treguar se dinë të bëjnë punën e tyre apo kanë gabuar", tha Bogdani.

mirela bogdani

Sondazh

Poll