26 Shkurt 2025, 12:19
Nga N.F
Takimi
TIRANË- Kryetari i këshilltarëve të Partisë Demokratike në Bashkinë e Tiranës, Ilir Alimehmeti në konferencën e zhvilluar me këshilltarët bashkiakë të opozitës u shpreh se Bashkia e Tiranës që nga arrestimi i Veliajt ka mbetur pa kryebashkiak. Alimehmeti theksoi se Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit vetëm për një pjesë të dëmeve që i ka shkaktuar qytetarëve të Tiranës. Ai shtoi se pas arrestimit të tij kanë kërkuar shkarkimin e Veliajt nga detyra.
Alimehmeti theksoi se kryeministri nuk ka asnjë tagër që të shkojë e të lajmërojë kryetarin në detyrë pasi sipas tij ky funksion i takon këshillit Bashkiak. Ai më tej theksoi se kërkojnë që Rama të zbatojë ligjin dhe të shkarkojë menjëherë Veliajn duke ju hapur rrugë procedurave ligjore dhe jo ta qajë atë natën,e t'i marrë vendin ditën.
"Jemi sot në një situatë ku bashkia e Tiranës e ka kryebashkiakun në burgun e Durrësit prej datës 10 shkurt dhe Këshilli Bashkiak ka sot një mbledhje rutinë, jo me ugjencën e nevojitur të rastit, ku ne kemi bërë kërkesat tona të qarta për ndryshimet e rendit të ditës në pikat e mëposhtme.
E dimë shumë mirë dhe është fakt që Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit vetëm për një pjesë të dëmeve që i ka shkaktuar qytetarëve të Tiranës dhe ne kemi kërkuar shkarkimin nga detyra të tij.
Duke marrë parasysh të gjitha skandaleet hetimet dhe abuzimet me miliona euro të bashkisë Tiranë, kujtoj këtu rastin e inceneratorit inekzistent, apo përfitimin e fondeve të bashkisë përmes skemës 5D si dhe tjetërsimin e fondeve të bashkisë për përfitim personal. Është gjithashtu fakt se Rama pas lotëve të krokodilit uzurpoj bashkinë e Tiranës dhe ky është një veprim antikushtetues që kryeministri kryen me vendim të tij.
Kryeministri nuk ka asnjë tagër që të shkojë e të lajmërojë kryetarin në detyrë, funksion ky që i takon këshillit Bashkiak dhe këtë uzurpim ai e bën sepse është i shqetësuar për veten dhe mandatin e tij si dhe për marrëdhënien që do ketë ai me drejtësinë. Kërkojmë që Rama të zbatojë ligjin, të shkarkojë menjëherë Veliajn duke ju hapur rrugë procedurave ligjore dhe jo ta qajë atë natën, e t'i marrë vendin ditën," tha ai.
arrestimi i veliajt ilir alimehmeti
Politike
26 Shkurt 2025, 12:05
N.F
Takimi
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka marrë pjesë në konferencën e z...
Politike
26 Shkurt 2025, 12:07
I.A
Vojo Bregu
TIRANË- Ish-Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësië Vojo Bregu ka komentuar deklaratat e kryem...
Politike
26 Shkurt 2025, 11:31
N.F
Ndoja dhe Gjunkshi
TIRANË- Kryesia e Partisë Demokratike ka miratuar emra të rinj për të hyrë në garën e prima...
Politike
26 Shkurt 2025, 10:30
I.A
Altin Dumani
TIRANË- Kryeprokurori Altin Dumani i është përgjigjur kryeministrit Rama ditën e sotme në lidhje me masat e...
Politike
26 Shkurt 2025, 11:14
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë sot në homazhet e zhvilluara për 22 martirët n&e...
Politike
26 Shkurt 2025, 11:07
I.A
Altin Dumani
TIRANË- Kryeprokurori Altin Dumani ka folur ditën e sotme në lidhje me presionet dhe ndikimet e jashtme në hetimet e ...
Politike
26 Shkurt 2025, 11:06
r.ll
altin dumani
TIRANË- Kryeprokurori i SPAK, Altin Dumani gjatë fjalës së tij në tryezën e organizuar nga Qendra për...
Politike
26 Shkurt 2025, 10:56
N.F
Gonzato
TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato ka marrë pjesë sot në një tryez&eu...
Politike
26 Shkurt 2025, 10:56
I.A
Erjon Bani
TIRANË- Zv.kryetari i Gjykatës së Posaçme Erjon Bani ka komentuar punën e drejtësisë në vend. Duke fol...
Politike
26 Shkurt 2025, 10:47
N.F
Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të mërkurën në mbledhjen e Qeverisë së Kosov&...