Politike

“Jemi me gjysmë kapaciteti”, Erjon Bani: Punojmë edhe jashtë orarit zyrtar

Duke folur në tryezën që po mbahet për të analizuar punën e institucioneve të posaçme, Bani tha se edhe pse janë me gjysmë kapaciteti, produktiviteti i GJKKO-së është mbi 99 përqind.

26 Shkurt 2025, 10:56 Nga I.A
“Jemi me gjysmë kapaciteti”, Erjon Bani: Punojmë edhe
Erjon Bani

TIRANË- Zv.kryetari i Gjykatës së Posaçme Erjon Bani ka komentuar punën e drejtësisë në vend. Duke folur në tryezën që po mbahet për të analizuar punën e institucioneve të posaçme, Bani tha se edhe pse janë me gjysmë kapaciteti, produktiviteti i GJKKO-së është mbi 99 përqind. Po ashtu Bani theksoi se tashmë ata nuk kanë as ndihëmsa ligjorë dhe për të arritur objektivat e tyre punojnë 7 ditë në javë dhe jashtë orarit zyrtar. 

"Drejtësia është thjesht shërbim. Jemi thuajse në gjysmën e kapacitetit të gjyqtarëve. Produktiviteti i GJKKO-së është mbi 99 përqind. Cilësia e çështjeve është e lartë. Nuk kemi as ndihmës ligjorë dhe gjyqtarët për të arritur objektivat, duhet të punojnë shtatë ditë, edhe jashtë orarit zyrtar. Ne publikojmë të gjitha vendimet që marrim. Kushdo mund të shkojë në gjykata.gov.al dhe i ka të gjitha vendimet online, në shërbim të transparencës. Falënderojmë edhe partnerët tanë për mbështetjen që na kanë dhënë," tha Bani. 

erjon bani

Sondazh

Poll