Politike

Gjyqi politik ndaj SPAK/ Dumani i përgjigjet Ramës: Ndikimi i jashtëm nuk cënon hetimet tona

Pas deklaratave të Ramës në mbledhjen e grupit socialist, ku deklaroi se nuk do të pranojë më arrestime pa gjyq, Dumani theksoi se ndikimi i jashtëm nuk do të cënojë më hetimet e SPAK. 

26 Shkurt 2025, 11:07 Nga I.A
Gjyqi politik ndaj SPAK/ Dumani i përgjigjet Ramës: Ndikimi i
Altin Dumani

TIRANË- Kryeprokurori Altin Dumani ka folur ditën e sotme në lidhje me presionet dhe ndikimet e jashtme në hetimet e SPAK. Pas deklaratave të Ramës në mbledhjen e grupit socialist, ku deklaroi se nuk do të pranojë më arrestime pa gjyq, Dumani theksoi se ndikimi i jashtëm nuk do të cënojë më hetimet e SPAK. Po ashtu Dumani ka theksuar të rëndësishme dhe bashkëpunimin ndërinstitucional. 

"Lufta kundër krimit dhe korrupsionit kërkon bashkëpunim ndërinstitucional. Duhet të keni besim te integriteti i prokurorëve të SPAK. Ndikimi i jashtëm nuk do ndikojë në misionin dhe hetimet tona ndaj këtyre proceseve. E gjej këtë material shumë të dobishëm për institucionin tonë. Statistikat janë problematikë e trashëguar ndër vite, por nga muaji janar po aplikohet sistemi i menaxhimit të çështjeve, me statistika të plota, të qarta, që na ndihmojnë neve dhe të tjerët. Themi se e kemi hedhur një hap përpara, që të kemi statistika të qarta”, tha Dumani.

altin dumani

Sondazh

Poll