Politike

"Mbështesim plotësisht kërkesën për shkarkimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës", Blushi: Veliaj duhej arrestuar vite më parë! Ardit Gjoklaj shërbeu si pikënisja e pasurimit të tij të paligjshëm

Blushi theksoi se arrestimi i Veliajt duhet të kishte ndodhur më parë jo vetëm për shkak të aferës së inceneratorëve por edhe për shkak të skemës kriminale, 5D. Ai tha se skema 5D ka zhvatur në mënyrë të përbindshme taksat e qytetarëve të Tiranës.

26 Shkurt 2025, 12:05 Nga N.F
"Mbështesim plotësisht kërkesën për shkarkimin e
Takimi

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka marrë pjesë në konferencën e zhvilluar me këshilltarët bashkiakë të opozitës. Blushi gjatë fjalës së tij u shpreh se grupi i këshilltarëve të PL-së e mbështet plotësisht kërkesën për shkarkimin nga detyra të Kryetarit të Bashkisë. Ai shtoi se shkarkimi i kryetarit të Bashkisë së Tiranës duhet të kishte ndodhur kohë më parë.

Blushi theksoi se arrestimi i Veliajt duhet të kishte ndodhur më parë jo vetëm për shkak të aferës së inceneratorëve por edhe për shkak të skemës kriminale, 5D. Ai tha se skema 5D ka zhvatur në mënyrë të përbindshme taksat e qytetarëve të Tiranës. Sipas tij Veliaj duhet të ishte arrestuar për shkatërrimin e çdo simboli historik dhe kulturor të qytetit, për shkatërrimin e të gjitha hapsirave publike dhe të gjelbërta në Bashkinë e Tiranës.

Blushi theksoi se Veliaj është përgjegjës për vrasjen e Ardit Gjoklajt dhe për mbulim e përgjegjësive të tij personale në këtë ngjare tragjike. Ai shtoi se eshtë e patolerueshme që ky institucion është bunkerizuar dhe është shndërruar në simbolin e censurës.

"Grupi i këshilltarëve të Partisë së Lirisë e mbështet plotësisht kërkesën dhe mendojm se shkarkimi i kryetarit të Bashkisë së Tiranës duhet të kishte ndodhur kohë më parë. Sikundër kohë më parë duhet të kishte ndodhur arrestimi i tij, pikërisht jo vetëm për shkak të aferës së inceneratorëve për të cilën ai duhet të ishte arrestuar 8 vite më parë dhe sot do të ishte duke vuajtur dënimin por edhe për shkak të skemës kriminale, 5D.

E cila ka zhvatur në mënyrë të përbindshme taksat e qytetarëve të Tiranës, duhet të ishte arrestuar për shkatërrimin e cdo simboli historik dhe kulturor të qytetit, për shkatërrimin e të gjitha hapsirave publike dhe të gjelbërta në Bashkinë e Tiranës sikundër edhe për faktin që Veliaj ëshët përgjegjës për vrasjen e Ardit Gjoklajt dhe për mbulim e përgjegjësive të tij personale në këtë ngjare tragjike. Për fat të keq shërbeu si piknisje për ndërtimi e pasurirmit të tij të paligjshëm.

Ftoj të gjitha mediat të jenë sot të pranishëm në mbledhjen e Këshillit Bashkiak. Është e patolerueshme që ky institucion është bunkerizuar dhe është shndërruar në simbolin e censurës, regjimit. jo vetëm ndaj përfaqësuesve ndaj mediave por edhe ndaj qytetarëve të cilët pengohen me dhunë nfga policia kriminale e bashkisë për të marrë pjesë në këto mbledhje ku merret vendime në emër të tyre por pa u pyetur," tha Blushi.

 

blushi veliaj

Sondazh

Poll