Politike

"Llogaridhënia dhe pavarësia, në thelb të çdo shoqërie demokratike", Gonzato: BE do të vazhdojë t’i japë mbështetje reformës në drejtësi

Gonzato gjatë fjalës së tij u shpreh se BE do të vazhdojë punën me SPAK dhe me drejtësinë. Ai theksoi se duhet besim tek arkitektura e reformës në drejtësi.

26 Shkurt 2025, 10:56 Nga N.F
"Llogaridhënia dhe pavarësia, në thelb të çdo
Gonzato

TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato ka marrë pjesë sot në një tryezë të organizuar nga Qendra për Studim dhe Demokraci. Gonzato gjatë fjalës së tij u shpreh se BE do të vazhdojë punën me SPAK dhe me drejtësinë. Ai theksoi se duhet besim tek arkitektura e reformës në drejtësi.

Gonzato tha se llogaridhënia dhe pavarësia qëndrojnë në thelb të çdo shoqërie demokratike. Ai vuri theksin tek roli i të gjithë aktorëve për të arritur rezultate të qëndrueshme në luftën kundër krimit të organizuar, krimit kibernetik dhe atij financiar. Ambasadori shprehu gatishmërinë e Bashkimit Europian për të vazhduar mbështetjen e reformave në drejtësi në Shqipëri.

"Do vazhdojmë punën me SPAK dhe me drejtësinë. Duhet të kemi besim tek arkitektura e reformës në drejtësi. Llogaridhënia dhe pavarësia qëndrojnë në thelb të çdo shoqërie demokratike.

Pavarësia duhet që të drejtpeshohet, si prsh rishikimi i pavarësisë. Të gjithë aktorët kanë rolin e tyre për të luajtur. Kemi parë rezultate në luftimin e krimit e organizuar, atë kibernetik dhe financiar. Do vazhdojmë t’i japim mbështetje reformës në drejtësi," tha ai.

gonzato spak be

Sondazh

Poll