Politike

Djegia e mandateve/ Spiropali: S’ua ka kush fajin, zgjedhjet e 2017 u certifikuan nga ndërkombëtarët

11 Mars 2019, 21:04 Nga DOSJA
Djegia e mandateve/ Spiropali: S’ua ka kush fajin, zgjedhjet e 2017 u

TIRANË- Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali, e ftuar në studion e Report Tv, komentoi vendimin e opozitës, lidhur me djegien e mandateve.

Ministrja Spiropali tha se zgjedhjet e 2017 janë vëzhguar dhe certifikuar nga ndërkombëtarët, duke shtuar se maxhoranca është e gatshme të diskutojë mbi zgjedhjet vendore.

I kanë bërë hesapet pa hanxhinë në këtë rast, ne s’mund tua japim në tavolinë zgjedhjet e humbura. Për herë të parë zgjedhjet janë zhvilluar pa incident, edhe në një kohë kur opozita kishte ministritë më të rëndësishme. Ata kishin dhe kreun e KQZ. S’ua ka fajin askush. Zgjedhjet janë vëzhguar dhe certifikuar edhe nga faktori ndërkombëtar, pra zgjedhjet e 2017 ishin zgjedhjet më më mira ndodhur ndonjëherë.  PD nuk arriti të krijonte besim tek qytetarët. Ne jemi të gatshëm të diskutojmë mbi zgjedhjet vendore. Por besoj se opozita ka filluar përgatitjet për zgjedhjet. Krerët e opozitës do vendosin për kandidatët për kryetar bashkie.

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali

Opozita e bashkuar vendosi të digjte mandatet si hap ekstrem në kërkesat e saj për largimin e qeverisë Rama. Opozita kërkon krijimin e një qeverie tranzitore që do të organizojë zgjedhjet vendore dhe ato qendrore, pasi sipas opozitës në këto kushte, qeveria ka mundësinë të blejë sërish zgjedhjet.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e manadateve elisa spiropali nderkombetaret djegia e manadateve elisa spiropali nderkombetaret

Sondazh

Poll

Politike 11 Mars 2019, 18:43

TIRANË– Deputeti i  përjashtuar i PD-së, Myslim Murrizi me anë të një statusi në Facebook ka falenderuar të gjithë miqtë dhe ka treguar përbuzje për “armiq...