Sport

I kërkoi Leo Messit një autograf pas ndeshjes, dënohet gjyqtari!

Episodi kurioz ka ndodhur të mërkurën në fund të ndeshjes mes Kansas City dhe Inter Miami

22 Shkurt 2025, 11:30 Nga DOSJA
I kërkoi Leo Messit një autograf pas ndeshjes, dënohet gjyqtari!

SHBA - Gjyqtari meksikan Marco Antonio Ortiz Nava zbuloi se ka pasoja nëse i kërkon një autograf Leo Messit. CONCACAF ia kujtoi këtë, duke e ndëshkuar.

Të mërkurën, kur i dha bilbilit për të përfunduar ndeshjen çerekfinale të Ligës së Kampionëve CONCACAF, ndërmjet Inter Miami dhe Kansas City (0-1) falë golit të Messit, gjyqtari Ortiz, i njohur si 'El Gato', iu afrua yllit argjentinas.

Ai dukej se po kërkonte një fanelë, një shembull tjetër i 'Messi-mania' që po merr futbollin, por doli se në të vërtetë po kërkonte një autograf për një pjesëtar të familjes me nevoja të veçanta.

Pavarësisht kërkesës së tij fisnike, sjellja e Ortizit u konsiderua shkelje e kodin të sjelljes së arbitrave të CONCACAF-it.

“Pas një hetimi, CONCACAF mësoi se arbitri iu afrua lojtarit për të kërkuar një autograf për një anëtar të familjes me nevoja të veçanta”,- tha organi drejtues për futbollin e Amerikës së Veriut në një deklaratë për ESPN.

"Veprimet e arbitrit nuk ishin në përputhje me kodin e sjelljes së konfederatës për zyrtarët e ndeshjes dhe procedurat e përcaktuara për kërkesa të tilla."

Ndërsa natyra e saktë e masës disiplinore nuk u zbulua, CONCACAF shtoi se Ortiz pranoi përgjegjësinë e plotë për veprimin e tij dhe kërkoi falje për dështimin e tij për të respektuar protokollin.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll