Sport

De Paul: "Messi apo Ronaldo? CR7 është një kafshë konkurruese, Leo është art"

Mendoj se kushdo që ka parë pak futboll, ose e kupton pak atë, do të dijë të bëjë dallimin…

22 Shkurt 2025, 08:30 Nga DOSJA
De Paul: "Messi apo Ronaldo? CR7 është një kafshë

ARGJENTINE - Mesfushori Rodrigo De Paul dha një intervistë për Infobae në të cilën foli për kombëtaren e Argjentinës, Leo Messin dhe dualizmin me Cristiano Ronaldon:

"Cristiano thotë se është më i miri në histori? Mendoj se duhet të përgjigjem në një mënyrë politikisht korrekte, sepse nuk dua telashe, por mendoj se kushdo që ka parë pak futboll, ose e kupton pak atë, do të dijë të bëjë dallimin…

Çfarë bëri, çfarë arriti, mbi të gjitha çfarë gjeneroi te njerëzit... Nuk po flasim për tituj apo gjëra të tilla: njerëzit do të paguanin gjithçka për ta parë, për të parë se si ai i shpëton kundërshtarit, si bën një asistim. Leo është art. Tjetri është një kafshë konkurruese, ai është një golashënues i jashtëzakonshëm. Por Leo është art”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll