Sport

Partizani mendon të rikthejë në kryeqytet ish-trajnerin italian…

Trajneri italian e njeh mirë ambientin e kuq bën që drejtuesit të mendojnë për rikthimin e tij. 58-vjeçari ka fituar titullin me Partizanin në sezonin 2022-2023

22 Shkurt 2025, 10:30 Nga DOSJA
Partizani mendon të rikthejë në kryeqytet ish-trajnerin

TIRANE - Partizani, dje pas humbjes me Bylisin, shkarkoi menjëherë trajnerin serb Aleksandar Veselinovic. Kjo për shkak të rezultateve negative, me drejtuesit që tashmë kërkojnë një timonier të ri.

Në fakt opsioni i parë për t’u ulur në stolin e kryeqytetasve është Arbër Abilaliaj, i cili për herë të dytë në këtë sezon do të rimarrë në dorë “frenat” e ekipit. Por gjithashtu në “pole-position” është edhe tekniku italian Giovanni Colella.

Ky i fundit aktualisht është pa një ekip, pasi vetëm pak ditë më parë mbylli aventurën e tij me Ferronikelin në Kosovë. Fakti që italiani e njeh mirë ambientin e kuq bën që drejtuesit të mendojnë për rikthimin e tij.

Gjithashtu 58-vjeçari ka fituar titullin me Partizanin në sezonin 2022-2023. Jemi vetëm 11 ndeshje larg mbylljes së këtij sezoni dhe tashmë mbetet të shihet se çfarë do të vendosin drejtuesit për stolin e Partizanit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll