Sport

Tërbimi i CR7 pas kartonit të kuq të Duran: Ylli portugez nervoz për një “KO”, që duket edhe si dorëzim për titullin...

Ylli portugez nuk arriti të ndikojë në këtë ndeshje, por u vu sërish në qendër të vëmendjes, pasi shfryu zemërimin e tij ndaj ekipit të arbitrave, në minutat e fundit të humbjes 3-2.

22 Shkurt 2025, 08:00 Nga DOSJA
Tërbimi i CR7 pas kartonit të kuq të Duran: Ylli portugez nervoz

ARABIA SAUDITE - Nga një fitore e detyruar në një humbje befasuese. Al Nassr i Stefano Piolit ndoshta po i thotë lamtumirë shanseve të mbetura për të fituar Ligën Saudite 2024/25 dhe kualifikimi në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve të Azisë po bëhet gjithashtu gjithnjë e më i ndërlikuar.

Fitorja e Al Qadsiah kishte rritur presionin mbi skuadrën e Riadit dhe përfundoi duke i mposhtur ata, pavarësisht se Ronaldo dhe Co. kaluan dy herë në avantazh ndaj Al Ettifaq. Portugezi nuk arriti të ndikojë, por u vu sërish në qendër të vëmendjes, pasi shfryu zemërimin e tij ndaj ekipit të arbitrave, në minutat e fundit të humbjes 3-2.

Një nervozizëm i shkaktuar në radhë të parë nga portieri kundërshtar Rodak: portieri sllovak, gati dy metra i gjatë, e mohoi disa herë golin ish-lojtarit të Real Madridit, më pas Wijnaldum (ish-Roma) bëri pjesën tjetër. Goli vendimtar i ish-lojtarit të Romës, i cili erdhi në minutën e 89-të, i prishi edhe më shumë nervat dhe Jhon Durán u përjashtua nga fusha, pasi goditi kundërshtarin në pjesën e pasme të kokës.

Ronaldo nuk e ka pranuar vendimin: fillimisht i ka kërkuar shpjegim arbitrit, më pas e ka goditur me forcë topin, tashmë të pozicionuar në qendër të fushës, drejt pankinave dhe në fund iu drejtua gjyqtarit të katërt me mallkime dhe fjali jo koherente, duke treguar kështu zhgënjimin e tij të madh.

Skuadra e Piolit është aktualisht në vendin e katërt, tre pikë pas Al Qadsiah dhe tetë pas Al Ittihad të Karim Benzema, liderët që do të luajnë për pjesën më të madhe të titullit nesër në përballjen direkte kundër Al Hilal.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll