Sport

Kupa e Botës në ski/ Lara Colturi, përsëri e 7-ta në botë!...

Skiatorja kuqezi bëri një tjetër paraqitje të mirë në garën e Slallomit Gjigant, të zhvilluar në Sestriere të Italisë

22 Shkurt 2025, 01:08 Nga DOSJA
Kupa e Botës në ski/ Lara Colturi, përsëri e 7-ta në

ITALI - Vazhdojnë paraqitjet e mira të Lara Colturit në Kupën e Botës në ski për vitin 2025. Skiatorja kuqezi në etapën e zhvilluar të premten në Sestriere të Italisë, në disiplinën e Slallomit Gjigant është renditur përsëri e 7-ta. Të shtunën, ajo do të zhvillojë një tjetër garë po në Slallomin Gjigant.

Lara Colturi vazhdon të bëjë paraqitje të mira në garat e Kupës së Botërorit të skive për 2025. Skiatorja kuqezi është renditur midis 10 të parave në etapën e së premtes të Slallomit Gjigant të zhvilluar në Sestriere të Italisë.

Në përfundim të dy zbritjeve të saj, Colturi është pozicionuar në vendin e shtatë. Konkretisht në zbritjen e parë ajo zuri vendin e 9-të dhe në të dytin vendin e 5-të.

Me kohën e përbashkët të të dy zbritjeve 2’14”90 ajo ishte vetëm 2.21 sekonda larg kohës së arritur nga Federica Brinjone e Italisë, e cila zuri vendin e parë. Në përfudim të garës, Lara Colturit i shtohen edhe 36 pikë në renditjen e kësaj Kupe Bote, ku pozicionet tashmë në renditjen e përgjithshme në vendin e tetë me 444 pikë.

Garat e Kupës së Botës u shërbejnë skiatoreve për të marrë sa më shumë pikë për të siguruar edhe kualifikimin për në Lojërat Olimpike Dimërore, Milano-Cortina që do të zhvillohet në 2026.

Podiumi në Sestriere u kompletuar Alice Robinson e Zelandës së Re e dyta dhe në vendin e tretë u rendit Tea Luis Tjernesund e Norvegjisë. Të shtunën, Lara Colturi do të zhvillojë një tjetër garë po në disiplinën e Slallomit Gjigant.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll