Sport

Leicesteri në kolaps, Van Nistelrooy në fund të rreshtit në Premier League. Brentford fiton 4-0 në King Power Stadium

Koha e Ruud van Nistelrooy, si trajner i Leicesterit, mund të përfundojë zyrtarisht pas kësaj ndeshjeje

22 Shkurt 2025, 07:30 Nga DOSJA

Leicesteri në kolaps, Van Nistelrooy në fund të rreshtit në

ANGLI - Katër pikë në dy ndeshjet e para, dhjetë humbje në njëmbëdhjetët e radhës (vetëm një fitore).

Koha e Ruud van Nistelrooy, si trajner i Leicesterit, mund të përfundojë zyrtarisht pas kësaj ndeshjeje, pas një tjetër humbjeje shkatërruese në stadiumin King Power.

Leicesteri bie nën goditjet e Brentfordit, të tërhequr zvarrë nga dy shigjetat e tij, Wissa dhe Mbeumo dhe nga Norgaard. Tre gola në pjesën e parë, më pas goli i fundit i Carvalhos e bëri edhe më të hidhur mbrëmjen për tifozët vendas.

“Dhelprat” janë në një situatë shumë delikate, pasi “Bletët” bashkohen me Brighton  në vendin e dhjetë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll