Sport

Oliver Kahn mund të marrë drejtimin e Bordo: ish-portieri takon kryebashkiakun!...

Për momentin, rrethi i Gérard Lopez, pronarit actual të klubit francez, ka bërë të ditur se nuk ka negociata për një blerje të mundshme. Bordeaux aktualisht kryeson grupin e tyre në divizionin e katërt francez…

22 Shkurt 2025, 09:30 Nga DOSJA
Oliver Kahn mund të marrë drejtimin e Bordo: ish-portieri takon

FRANCE - Interesi i Oliver Kahn për të blerë Bordeaux duket të jetë shumë konkret. Në fillim të këtij viti, ish-presidenti i Bayern Munichut konfirmoi për gazetën gjermane Bild, se kishte "diskutime në lidhje me një përfshirje të tij të mundshme me Girondinët", duke specifikuar në atë kohë se negociatat ishin vetëm "në një fazë fillestare". Gjërat kanë ndryshuar në mënyrë të konsiderueshme që atëherë.

Kahn, në fakt, thuhet se dje ishte në Bordo, i shoqëruar nga ndërmjetësi i tij Zhak-Henri Eyraud, ish-president i Olimpik Marsejës. Ai u prit fillimisht nga presidentja e zonës metropolitane të Bordosë, Christine Bost, e cila e përshkroi takimin për agjencinë e lajmeve AFP, si "serioze me njerëz seriozë".

“Ajo që duket se mbizotëron në filozofinë e tyre është para së gjithash projekti sportiv dhe më duket interesant dhe i rëndësishëm. Sigurisht që është edhe çështja financiare. Para së gjithash ndjejmë dëshirën për të ringjallur klubin, kjo është ajo që na shtyn edhe ne”.

Ai më vonë u takua edhe me kryetarin e bashkisë së Bordo, Pierre Hurmic. Për momentin, rrethi i Gérard Lopez, pronarit aktual, ka bërë të ditur se nuk ka negociata për një blerje të mundshme. Bordeaux aktualisht kryeson grupin e tyre në divizionin e katërt francez, por ka qenë në administrim që nga vera e kaluar dhe është detyruar të fillojë sërish në ligat e ulëta.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll