Sport

Vajzat kuqezi e nisin debutimin keq në Nations League, munden nga Ukraina…

Në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit triumfoi skuadra mike me rezultatin 2-1.

22 Shkurt 2025, 00:57 Nga DOSJA
Vajzat kuqezi e nisin debutimin keq në Nations League, munden nga

DURRES - Kombëtarja shqiptare e vajzave luajti ndeshjen e parë të UEFA Nations League ndaj Ukrainës. Në stadiumin “Niko Dovana” triumfoi skuadra mike e Ukrainës me rezultatin 2-1. Golin e vetëm për Shqipërinë e shënoi Fortesa Berisha.

Në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit ishte një atmosferë elektrizuese me tifozët që i ishin përgjigjur pozitivisht ftesës për të mbështetur Kombëtaren e vajzave në këtë takim.

Ekipet kontrolluan lojën në minutat e para dhe ndeshja u zhbllokua në minutën e 31-të. Për Ukrainën shënoi Olha Ovdiychuk. Në pjesën e dytë, kundërshtaret shënuan golin e dytë në minutën e 48-të me Nicole Kozlova.

Shqipëria u mundua të reagonte dhe pas disa rasteve e gjeti rrugën e rrjetës vetëm në fundin e takimin me Fortesa Berishën (90’+5). Ndeshja u mbyll me fitoren e Ukrainës me rezultatin 2-1 Më 25 shkurt, Shqipëria do të luajë ndeshjen e dytë në transfertë ndaj Çekisë, në orën 17:30.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll