Sport

E pabesueshme, lojtari zihet me të gjithë shokët për të gjuajtur penalltinë! - VIDEO

Trajneri i Udineses vendosi ta zëvendësonte pas pak minutash, duke e nxjerrë nga loja për Iker Bravo. Kështu, mbrëmja e Luccas përfundoi herët dhe pa buzëqeshje.

22 Shkurt 2025, 00:00 Nga DOSJA
E pabesueshme, lojtari zihet me të gjithë shokët për të

ITALI - E pabesueshme ajo që ndodhi në stadiumin ‘Via del Mare’, në Lecce. Rreth minutës së 30-të, arbitri Bonacina akordoi një penallti për Udinese-n pas një goditjeje me krah ndaj Lovric, e cila u rishikua nga VAR-i.

Megjithatë, ajo që bëri bujë ishte ajo që ndodhi në pikën e bardhë të penalltisë. Lorenzo Lucca mori topin për ta ekzekutuar penalltinë, pavarësisht se disa shokë të skuadrës – me Thauvin, ekzekutuesin e ekipit, në krye – u përpoqën ta bindnin se nuk ishte ai i caktuari për të goditur. Lucca nuk u dorëzua dhe, pas një debati të gjatë, gjatë të cilit mori edhe një karton të verdhë për vonesë kohe, e ekzekutoi penalltinë dhe shënoi.

Megjithatë, ai festoi i vetëm, pasi shokët e skuadrës qëndruan larg tij. Sikur të mos mjaftonte kjo, trajneri i Udineses vendosi ta zëvendësonte pas pak minutash, duke e nxjerrë nga loja për Iker Bravo. Kështu, mbrëmja e Luccas përfundoi herët dhe pa buzëqeshje.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll