Politike

Basha nën përgjim nga Policia? Salianji nxjerr videon: Duhet të nisin menjëherë hetimet

11 Mars 2019, 20:46 Nga DOSJA
Basha nën përgjim nga Policia? Salianji nxjerr videon: Duhet të

TIRANË- Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji i ftuar në emisionin “Open” ka pretenduar se qeveria e kryeministrit Edi Rama monitoron “non stop” selinë e PD-së dhe kryedemokratin Lulzim Basha.

“Nëse do të kishte Prokurori, atëherë do të niste menjëherë hetimet”, tha Salianji në studio për materialet që tha se janë publikuar më herët dhe nuk përbëjnë sekret hetimor.

Sipas Salianjit, gjithçka bëhet nga njësia operacionale e Policisë së Shtetit duke vendosur në dispozicion edhe një foto, ku ish-deputeti pretendon se po përgjohet edhe gazetari Artur Cani, provë për të cilën ka sjellë një foto. Ai pretendon se ka materiale të tjera video dhe audio që e vërtetojnë këtë survejim ambjental.

 “Superdosjet” për të cilat është diskutuar këtë të hënë në “Open” ishin ato me numrat “339” dhe “184”, e para e bërë e famshme prej përgjimeve të kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako, me bandën e Avdylajve; ndërsa e dyta me hetimet që nisën për çështjen e blerjes së votës pas zgjedhjeve në Dibër, që u mbajtën pas shkarkimit të Shukri Xhelilit. Por risjellim që vetë ish-deputeti Salinjani është në një proces gjyqësor për dosjen e njohur si “Babalja”.  Salianji është marrë i pandehur, pasi rezultoi si personi që kontaktoi me Albert Veliun dhe nëpërmjet gazetarit Jetmir Olldashi publikuan në selinë e PD audio-përgjimin. Ish-deputeti akzohet për dëshmi të rreme. 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ervin salianji pergjohet basha policia pergjon bashen salianji publikon videon ervin salianji pergjohet basha policia pergjon bashen salianji publikon videon

Sondazh

Poll

Politike 11 Mars 2019, 18:43

TIRANË– Deputeti i  përjashtuar i PD-së, Myslim Murrizi me anë të një statusi në Facebook ka falenderuar të gjithë miqtë dhe ka treguar përbuzje për “armiq...