Sport

Atletico Madrid fiton me përmbysje dhe prek finalen, VAR-i kthehet në “ferr” për Barcelonën (VIDEO)

Gola, kartona dhe përmbysje. Në pjesën e parë dy skuadrat e mbyllën 45 minutëshin me rrjeta të paprekura, u mendua se edhe e dyta do të kishte të njëjtin ritëm por nuk qëlloi kështu.
Featured image of article: Atletico Madrid fiton me përmbysje dhe prek finalen, VAR-i kthehet në “ferr” për Barcelonën (VIDEO) Moment nga ndeshja

SPANJË- Spektakël në Jeddah të Arabisë Saudite, Atletico Madrid ka bërë surprizën duke mposhtur në gjysmëfinalen e dytë të Superkupës së Spanjës skuadrën e Barcelonës me shifrat 3-2.Një 90 minutësh që prodhoi gjithçka. Gola, kartona dhe përmbysje. Në pjesën e parë dy skuadrat e mbyllën 45 minutëshin me rrjeta të paprekura, u mendua se edhe e dyta do të kishte të njëjtin ritëm por nuk qëlloi kështu.

Koke shënoi pas 15 sekondash në fushë, i aktivizuar pas pushimit nga Simeone, ndërsa Messi u përgjigj pak më vonë duke barazuar shifrat. VAR i anuloi argjentinasit avantazhin, por atë e gjeti pak më vonë me një ish si Grizman i cili me një gjuajtje me kokë në minutën e 65-të mposhti Oblak.Barcelona vazhdoi të sulmonte dhe tundi përsëri rrjetën, këtë herë me Pike, por ishte përsëri VAR që i mohoi gëzimin e golit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kjo zgjoi Atletikon që në 10 minutat e fundit të ndeshjes ndryshoi plotësisht tablonë e sfidës. Morata fillimisht barazoi shifrat me një penallti, e më pas ishte Korrea i cili dërgoi topin në rrjetë duke siguruar finalen me një përmbysje të bujshme 3-2, duke u bërë gati për derbin ndaj Realit.

(E.Ç. Dosja.al)

Shto Koment