Sport

Tottenham/ Lajme të këqija për Mourinhon, ylli i skuadrës operohet dhe humbet sezonin

9 Janar 2020, 18:59 Nga DOSJA
Tottenham/ Lajme të këqija për Mourinhon, ylli i skuadrës

Tottenham ka konfirmuar dëmtimin e rëndë të yllit të tyre, Harry Kane, i cili është i detyruar të operohet dhe pritet të mungojë së paku deri në muajin prill.

Kane u dëmtua gjatë një takimi kundër Southampton në fund të dhjetorit të vitit të kaluar. Me anë të një njoftimi, vetë klubi londinez ka konfirmuar mungesën e lojtarit.

Pas vlerësimit të vazhdueshëm nga stafi ynë mjekësor gjatë javës së kaluar, ne mund të konfirmojmë se Harry Kane do t’i nënshtrohet një operacioni për të rikuperuar një tendin të thyer në muskulin e epërm të këmbës së majtë. Vendimi për t’u nënshtruar operacionit nuk pritet të ndikojë në afatin kohor të rikthimit të kapitenit të Anglisë, me shpresën që ai të kthehet në stërvitje në prill”, thuhet në njoftimin e klubit londinez.

(e.c/ dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport demtimi i kane harry kane kane humbet sezonin tettenham demtimi i kane harry kane kane humbet sezonin tettenham

Sondazh

Poll