Bota

10 Janar 2020, 09:26 Nga DOSJA

IRAN– Shefi i Autoritetit të Aviacionit Civil të Iranit thotë se kutitë e zeza të avionit ukrainas në Iran, do të zbulojnë shkakun e vërtetë të incidentit tragjik.

Ali Abedzadeh, ka deklaruar ditën e sotme që çdo ide që jepet për avionin ukrainas që u rrëzua në Teheran se është goditur nga një raketë nuk duhet të konsiderohet i vlefshëm para se të analizohen kutitë e zeza të aeroplanit.

Abedzadeh përsëriti qëndrimin e Iranit që aeroplani nuk u godit nga një raketë, teksa ka folur në një konferencë për shtyp në Teheran.

Abedzadeh shtoi edhe faktin se Irani ka ftuar të gjithë partnerët ndërkombëtarë të përfshihen në hetim, gjë që tregon gatishmërinë e Teheranit për një hetim transparent dhe besimin e tij në profesionalizmin e operacioneve.

Pamjet e avionit ukrainas të sulmuar me raketa nga Irani u shfaqën një ditë pasi Presidenti Donald Trump hodhi akuza mbi Iranin dhe nuk ishte i bindur me versionin se avioni kishte përsuar defekt. Ndërkohë dhe Kryeministri Kanadez Justin Trudeau ka hedhur akuza kundër Iranit dhe tha se provat tregojnë se një raketë iraniane rrëzoi avionin dhe se goditja “mund të ketë qenë pa qëllim”. Më 8 janar avioni ukrainas “Boeing 737”, i kompanisë “Ukranian Airlines”, u rrëzua në Iran me 176 njerëz brenda, ku të  gjithë vdiqën, përfshirë edhe 9 anëtarët e ekuipazhit.

Burimi: CNN 

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota ali abedzadeh irani rrezimi i avionit ukrainas ne iran teheran ali abedzadeh irani rrezimi i avionit ukrainas ne iran teheran

Sondazh

Poll