Bota

Tensionet Iran-SHBA/ Trump reagon me tone të ashpra: Do të mposhtim terrorizmin islamik për të mbrojtur amerikanët!

10 Janar 2020, 08:55 Nga DOSJA
Tensionet Iran-SHBA/ Trump reagon me tone të ashpra: Do të mposhtim

SHBA– Presidenti amerikan Donald Trump ka reguar sërish pas akuzave ndaj Iranit për sulmet me raketa mbi avionin ukrainas ku vdiqën 176 njerëz.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Presidenti Trump ka deklaruar se për sa kohë Amerika do të qeveriset nga administrata e tij, nuk do të ketë justifikme për armiqtë e SHBA-së.

Ndër të tjera Trump ka thënë se kurrë nuk do të hezitojë të mbrojë  Amerikën dhe qytetarët e saj, dhe këtë siguri lideri i SHBA-së do ta mundësojë përmes mposhtjes së terrorizmit radikal islamik!

“Nën administratën time, ne kurrë nuk do të bëjmë justifikime për armiqtë e Amerikës. Ne kurrë nuk do të hezitojmë në mbrojtjen e jetës amerikane dhe së punuari për të mposhtur terrorizmin radikal islamik!”-ka shkruar Trump.

Pamjet e avionit ukrainas të sulmuar me raketa nga Irani u shfaqën një ditë pasi Presidenti Donald Trump hodhi akuza mbi Iranin dhe nuk ishte i bindur me versionin se avioni kishte përsuar defekt. Ndërkohë dhe Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, ka hedhur akuza kundër Iranit dhe tha se provat tregojnë se një raketë iraniane rrëzoi avionin dhe se goditja “mund të ketë qenë pa qëllim”. Më 8 janar avioni ukrainas “Boeing 737”, i kompanisë “Ukranian Airlines”, u rrëzua në Iran me 176 njerëz brenda, ku të  gjithë vdiqën, përfshirë edhe 9 anëtarët e ekuipazhit.

A.C;E.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota donald trump rrezimi i avionit ukrainas ne iran tensionet iran-shba donald trump rrezimi i avionit ukrainas ne iran tensionet iran-shba

Sondazh

Poll