Bota

“Është një gënjeshtër e madhe”, Irani akuzon SHBA për shkakun e rrëzimit të avionit ukrainas

10 Janar 2020, 08:24 Nga DOSJA
“Është një gënjeshtër e madhe”, Irani

IRAN– Irani i ka kërkuar ditën e sotme Shteteve të Bashkuara të Amerikës të presin rezultatet e plota e përfundimtare të hetimit mbi rrëzimin e avionit ukrainas dhe të hedhin poshtë pretendimet për “gënjeshtrat e mëdha”.

Ky reagim vjen pas lajmit të mbrëmjes së të enjtes ku “Dailymail” publikoi videon që zbuloi se avioni ukrainas është  qëlluar me raketa nga Irani.

“Askush nuk do të marrë përgjegjësinë për një gënjeshtër kaq të madhe pasi të dihet se kërkesa ishte mashtruese. Është për të ardhur keq që operacioni psikologjik i qeverisë amerikane, dhe ata që e mbështesin atë me vetëdije dhe të painformuar. Kjo është fyerje për familjet e viktimave dhe bëhet me qëllime të caktuara.”- është shprehur zëdhënësi i qeverisë Ali Rabiei në një deklaratë.

Kujtojmë që nga ky incident i rëndë humbën jetën 176 njerëz, duke mos  mbijetuar asnjë person që ishte brenda avionit përfshirë edhe 9 anëtarët e ekuipazhit.

Pamjet u shfaqën një ditë pasi Presidenti Donald Trump hodhi akuza mbi Irani dhe nuk ishte i bindur me versionin se avioni kishte përsuar defekt. Ndërkohë dhe Kryeministri Kanadez Justin Trudeau ka hedhur akuza kundër Iranit dhe tha se provat tregojnë se një raketë iraniane rrëzoi avionin dhe se goditja “mund të ketë qenë pa qëllim”. Më 8 janar avioni ukrainas “Boeing 737”, i kompanisë “Ukranian Airlines”, u rrëzua në Iran me 176 njerëz brenda, ku të  gjithë vdiqën.

Burimi: CNN 

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota irani rrezimi i avionit ukrainas ne iran shba irani rrezimi i avionit ukrainas ne iran shba

Sondazh

Poll