Bota

Rrëzimi i avionit ukrainas, mediat në SHBA: U qëllua nga Irani, sulmi është kapur nga satelitët

9 Janar 2020, 17:37 Nga DOSJA
Rrëzimi i avionit ukrainas, mediat në SHBA: U qëllua nga Irani,

SHBA- Dy ditë pas rrëzimit të avionit ukrainas që po fluturonte mbi Iran, mediat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës thonë se sulmi është bërë nga shteti i Iranit. Sipas medias CBC News, bësohet se aeroplani ukrainas që u rrëzua në Iran të mërkurën, duke vrarë të 176 pasagjerë, është qëlluar aksidentalisht nga mbrojtja ajrore iraniane, duke cituar të dhënat satelitore.

Një zyrtar amerikan tha që satelitët amerikanë kishin zbuluar lëshimin e dy raketave pak para se të rrëzohej avioni, e më pas erdhi shpërthimi. Këtë rast Pentagoni nuk ka dashur ta komentojë, ndërsa Presidenti i SHBA Donald Trump të enjten tha se përplasja vdekjeprurëse e një avioni ukrainas mund të ketë qenë një gabim.

Kur u pyet për rrëzimin, ai u tha gazetarëve se kishte një ndjenjë të tmerrshme në lidhje me aeroplanin e rrëzuar por nuk ofroi prova. “Dikush mund të ketë bërë një gabim,” u tha ai gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë dhe shtoi se kishte dyshime.

Avioni ukrainas Boeing 737-800, duke fluturuar për në Kiev dhe duke transportuar kryesisht iranianë dhe iranianë-kanadezë, u rrëzua menjëherë pasi u nisën të Mërkurën nga aeroporti Imam Khomeini i Teheranit.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota rrezohet avioni ne iran sulmi ne iran rrezohet avioni ne iran sulmi ne iran

Sondazh

Poll

Bota 9 Janar 2020, 11:51

IRAN– Momente të vështira po kalojnë familjarët e 176 viktimave nga avioni ukrainas i rrëzuar në Iran.Mediat e huaja kanë raportuar këtë ngjarje tragjike nga Ir...