Bota

Kërcënoi me jetë Albin Kurtin, Haxhi Hoti rikthehet në qeli

9 Janar 2020, 16:37 Nga DOSJA
Kërcënoi me jetë Albin Kurtin, Haxhi Hoti rikthehet në qeli

KOSOVË- Haxhi Hoti, i cili pak javë më parë kërcënoi Albin Kurtin, është kthyer në paraburgim. Zëdhënësi i Gjykatës së Apelit, Arbër Jashari tha për “Indeksonline” se ai është ndaluar në arrest për 30 ditë, pasi Gjykata e Apelit ka aprovuar ankesën e Prokurorisë së Shtetit që t’a shfuqizojë masën e sigurisë që Gjykata Themelore e Prishtinës, ndërmori javën e kaluar ndaj Hotit.

“Është aprovuar ankesa e prokurorisë, pas vendimit të gjykatës së shkallës së parë. Të pandehurit në fjalë i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji, duke u llogaritur nga dita e arrestimit”, ka deklaruar Jashari.

Ish-kandidati për deputet i Nisma Socialdemokrate, Haxhi Hoti ishte arrestuar më 28 dhjetor 2019 nga Policia e Kosovës. Disa ditë më parë, me anë të një statusi në “Facebook” Haxhi Hoti kërcënonte kryeministrin e ardhshëm të Kosovës, duke i kërkuar që të largohej nga vendi ose ndryshe do të vritej. Më pas, sërish më një postim Hoti tha se nuk kishte kërcënuar askënd, por kishte pasur një gabim teknik. I menjëhershëm ka qënë edhe reagimi i LVV, të cilët kallëzuan penalisht Hotin, që më pas u arrestua menjëherë.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni albin kurti haxhi hoti kercenohet albin kurti albin kurti haxhi hoti kercenohet albin kurti

Sondazh

Poll

Bota 9 Janar 2020, 11:51

IRAN– Momente të vështira po kalojnë familjarët e 176 viktimave nga avioni ukrainas i rrëzuar në Iran.Mediat e huaja kanë raportuar këtë ngjarje tragjike nga Ir...