Bota

Premtonin se do u ofronin viza pune në Gjermani, me paratë blinin makina e vila, dënohen me 10 vite burg tre ‘mashtrues

9 Janar 2020, 16:34 Nga DOSJA
Premtonin se do u ofronin viza pune në Gjermani, me paratë blinin

KOSOVË– Përfundon procesi gjyqësor për tre të akuzuarit për mashtrim të rreth 500 qytetarëve të Kosovës për viza punë në Gjermani. Në total Gjykata Speciale ka dhënë 10.6 vite burg.

Më konkretisht, Flamur Hoxha është dënuar me 6 vjet burgim dhe 21 mijë euro, ndërsa Besim Rexhaj me 4 vjet burgim dhe 12 mijë euro. I akuzuari i tretë Veprim Rexhepi është dënuar me gjashtë muaj burgim me kusht për akuzën e falsifikimit të dokumenteve. 

Të tre të dënuarit nga Gjykata, akuzoheshin nga Prokuroria Speciale për mashtrim, pastrim të parave, dhe falsifikim të dokumenteve. Ata u kishin premtuar një numri të madh të qytetarëve të Kosovës se do t’i punësonin me kontratë në Gjermani. Dhe merrnin prej tyre shumën e paravë që varionte nga 2,500 – 3,000 euro, ndërkohë që nuk u kishin siguruar asnjë kontratë pune.

Sipas Prokurorisë, paratë e përfituara nga kjo skemë mashtrimi të tre i kishin fshehur duke i transferuar tek persona të besuar, për të blerë më pas pasuri të paluajtshme si makina apo banesa. 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni besim rexhaj flamur hoxha kosove mashtrimi me vizat veprim rexhepi besim rexhaj flamur hoxha kosove mashtrimi me vizat veprim rexhepi

Sondazh

Poll

Bota 9 Janar 2020, 11:51

IRAN– Momente të vështira po kalojnë familjarët e 176 viktimave nga avioni ukrainas i rrëzuar në Iran.Mediat e huaja kanë raportuar këtë ngjarje tragjike nga Ir...